17 dhjetor 2014 –  Të hënën më 15 dhjetor 2014, Gjykata e Gjenovës urdhëroi arrestimin e tre të rinjve shqiptarë për tentativë vrasje. Të arrestuarit, natën e 22 marsit 2014 rrahën për vdekje shqiptarin 31 vjeçar Selman Zguri. Ata e goditën viktimën me shkelma, grushta me levë hekuri, çekiç dhe një shkop bejsbolli. Viktimës iu shpëtua jeta, vetëm në sajë të një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë të vështirë, në kafkën e kokës.

Të arrestuarit janë: Ermal Bajraktari, 29 vjeç, Fatlind Spaho, 26 vjeç dhe Rezart Kurti, 30 vjeç. Tre të arrestuarit kanë precedentë penalë për krime kundër personit. Rezart Kurti, në vitin 2010  së bashku me të kunatin Gjin Gjonin dhe Kolë Gështejën i zunë pritë një shqiptari për ta vrarë.

Nga të shtënat e pistoletës shqiptari në fjalë mbeti i plagosur në krah. Ermal Bajraktari në vitin 2009 mbeti i plagosur në një atentat të organizuar nga rivalët e tij po shqiptarë. Rezart Kurti ndodhet në Burgun Marassi që nga 29 tetori 2014, sepse u kap me një pistoletë kalibër 38, që e mbante pa leje.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/