Ditën e nesërme qytetarët durrsakë do t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur me votën e tyre atë që do të drejtojë bashkinë e dytë më të madhe në vend.
Gjithsej 262 019 qytetarë do të kenë të drejtë vote apo 3,386 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën më 25 prill të vitit që lamë pas.
Kandidatët potencialë përballë njëri-tjetrit janë 3, Emiriana Sako e Partisë Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, i udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha.
Fleta e votimit do të jetë si më poshtë:
Çdo qytetar do të mund të votojë përmes paraqitjes së dokumentit identifikues, kartë identiteti apo pasaportë biometrike.
Kujtojmë se Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm, ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohet procesi elektoral.
Thënë kjo, afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit shtyhet deri në 7 mars 2022.
Kjo për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve, që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik, me të cilin mund marrin pjesë në votimet e të dielës.
Janë 4 KZAZ, me totalin e 337 qendrash votimi.
–ZAZ 21: 109 QV, 78709 zgjedhës
–ZAZ 22: 79 QV, 67432 zgjedhës
–ZAZ 23: 76 QV, 57891 zgjedhës
–ZAZ 24: 73 QV, 57987 zgjedhës/K.Gj/Durrëslajm/