Të dielën më 29 mars ndryshon ora. Akrepat do të spostohen një orë para. Ora 01.00 do të bëhet 02.00 ditën e diel duke na garantuar në 7 muajt e ardhshëm benefite për sistemin ekonomik dhe për ambientin. Vonohet kështu përdorimi i dritës artificiale.
Gjithsesi, në këto kohë të koronavirusit, për të gjithë ata që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi nga rregullat shtrënguese, nuk duket se do të ketë shqetësime të mëdha me ndryshimin e orës.
“Ora verore” zakonisht ka nevojë për një fazë përshtatjeje, por ritmet më të qeta të vendosura nga jeta e kaluar në shtëpi për urgjencën shëndetësore, mund të jenë në favor, duke e bërë ndryshimin më pak të ndikueshëm.





