TIRANE,17 tetor 2013 – Ndryshimi i orës këtë vjeshtë do të bëhet të dielën e fundit të tetorit (27), kur në orën 03:00 (sipas orës shqiptare) akrepat e orës do të shkojnë në 02:00. Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më shumë.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Stina e vjeshtës, nisi më 22 shtator në orën 20.44 në hemisferën tonë dhe sipas sinoptikanëve ajo do të zgjasë 89 ditë dhe 20 orë. Stina e verës i la kështu vendin vjeshtës, e cila do të përfundojë më 21 dhjetor me fillimin e stinës së dimrit.
Tashmë çdo ditë dielli në mëngjes lind një minutë më vonë se një ditë më parë dhe pasditeve ai ulet gati dy minuta më parë. Sipas përllogaritjeve, çdo ditë dielli do të jetë mbi horizont gati tre minuta më pak.
Të dielën ora 60 minuta prapa
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!
Zv/ministri i ri i mbrojtjes ka mbajtur detyrat e rëndësishme në portin e Durrësit
Horoskopi ditor, 20 dhjetor 2025
Parashikimi i motit, 20 dhjetor 2025





