16 qershor 2014 – Për të ngrënë më shumë fruta dhe perime, mund të marrim mesazhe për të na kujtuar. Është kjo ideja e disa studiuesve australianë, të cilët e cilësojnë të rëndësishme këtë mënyrë për shëndetin.

Studiuesit e departamentit të psikologjisë dhe shkencave sportive të University of Western Australia, analizuan një kampion prej 71 studentësh, secili prej të cilëve konsumonte mesataarisht një racion fruta në ditë dhe dy porcione zarzavate.

Duke shfrytëzuar teknologjinë e komunikimit virtualë, studiuesit inkurajuan pjesëmarrësit që të përfshinin më shumë fruta dhe perime në vaktet e tyre. Dhe falë email dhe mesazheve në telefon morën rezultate më të mira.

Sipas Christopher Rompotis, drejtues i studimit, mosha më e rrezikuar për zgjedhjet ushqimore është 18- 34 vjeç.

Mesazhet iu dërguan për tetë javë me radhë, si kujtesë për të përmirësuar regjimin e tyre ushqimor, duke përfshirë fruta dhe perime, si dhe duke shfaqur një formë më të mirë trupore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/