Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar sot përfshirjen e Vangjush Dakos në takimet elektorale në Durrës. I ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës, Braho deklaroi se është turp I madh që fushatën e maxhorancës në Durrës ta drejtojë Vangjush Dako.

Sipas tij, përfshirja e Dakos në fushatë nxiti një reagim negativ dje në Durrës, ndërsa u ndal në arsyet që duket se e kanë shtyrë ish-kryebashkiakun t’i rikthehet takimeve me qytetarët.

Sipas Brahos, arsyeja e përfshirjes është marrja mbrapsht e parave që ai ka shpenzuar në fushatat e kaluara.

“E dija, se ai ka harxhuar shumë lekë gjatë këtyre viteve. Do reston, do reston ai. Ai është akuzuar nga shumë struktura, qoftë edhe nga SPAK, qoftë edhe nga grupime të ndryshme politike të opozitës që ka zhvilluar në çdo rast zgjedhje të cilat mbajnë erë, në kuptimin e ndikimit financiar mbi to. Edhe këtë radhë këtë do të bëjë ai. Do përpiqet të futet fort me këtë skenar”,- tha ndër të tjera ish-deputeti Braho.

Pjesë nga intervista:

Vangjush Dakon e pashë dje në këto portalet, është bërë pjesë e fushatës. Merre me mend ku është katandisur Partia Socialiste. Jo PS, por partia e Edi Ramës, se kur them Partia Socialiste më dhemb këtu, se jam themelues i saj. Të drejtojë fushatën Vangjush Dako është turp i madh.

Kur e keni takuar për herë të fundit kryeministrin Rama?

Me kryeministrin Rama kam biseduar para një muaji dhe i kam bërë vërejtje për punën e PS në Durrës. I thashë largohu nga Vangjush Dako. E pashë që nuk i erdhi mirë, por unë nuk jam nga ata që dua të di se çfarë është Edi Rama. Për mua kryesore është PS, janë idealet e së majtës.

U zhgënjyet kur patë Dakon dje?

Pati në Durrës një reagim shumë negativ. Në disa tavolina që u gjenda unë thanë: Prapë ky, prapë ky?

Durrësi mban vulën e tij dhe kulmi i skandalit të Vangjush Dakos është Veliera, një palo vepër pa kuptim fare.

Nuk besoj se e keni pritur ta shihnit në këto zgjedhje?

E dija, se ai ka harxhuar shumë lekë gjatë këtyre viteve. Do reston, do reston ai. Ai është akuzuar nga shumë struktura, qoftë edhe nga SPAK, qoftë edhe nga grupime të ndryshme politike të opozitës që ka zhvilluar në çdo rast zgjedhje të cilat mbajnë erë, në kuptimin e ndikimit financiar mbi to. Edhe këtë radhë këtë do të bëjë ai. Do përpiqet të futet fort me këtë skenar.