Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata pasi babai i saj feston ditëlindjen.

Artistja ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të uruar të atin në ditën e tij të lindjes, ku në ‘Instagram’ ka ndarë një foto krah babait të saj dhe krahas saj ka shkruar:

“Disiplina, vullneti yt jane frymezim per mua! Te dua sa nuk tregohet. Gezuar ditelindjen Babi im i shtrenjt!”

Kujtojmë që shpesh herë këngëtarja ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me të atin, i cili është inspirim për të.