13 maj 2015 – Drejtoria e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, njofton se këtë të enjte më 14 maj 2015 nga ora 7 e mëngjesit e në vazhdim, do të ketë vështirësi serioze në furnizimin me ujë të Durrësit. Ndërprerja e furnizimit me ujë të Durrësit do të ndodhë për shkak të punimeve për riparimin e një difekti, që do të kryhen në zonën e fshatit Xhafzotaj në tubacionin kryesor me diametër 700 mm.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/