Ditën e nesërme, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, do të rinisë shembjet në gjurmën e Unazës së Madhe. Në plan janë për t’u shembur 6 objekte, nga të cilat njëra do shembet me shpërthim të kontrolluar.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, rifillon nesër, dt 09.01.2020, ora 6.00, prishjet në gjurmën ku do të shtrihet Unaza e Madhe. Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një dite më pas. Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës (ish-Shqiponja)”. – njofton IKMT