Një godinë rreth 30 metra do të shembet me shpërthim të kontrolluar në qendër të Tiranës për shkak të punimeve që po bëhen për Bulevardin e ri.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla.

“Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer proçedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte. Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku pritet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4”,thuhet ne njoftim.