Presidenti Ilir Meta kërkon që të ruhet qetësia teksa thotë se po ndjek me shqetësim atë që po ndodh para ndërtesës së Kryeministrisë.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në reagim.





