Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës nga radhët e PD-së, Ardian Muka thotë se jo vetëm qytetarët duhet të bëjnë kujdes me higjienën për tu mbrojtur nga koronavirusi por edhe bashkia e qytetit bregdetar.
Muka shkruan në Facebook se Bashkia duhet të pastrojë koshat e plehrave dy herë në ditë ndërsa poston foto të tyre të tejmbushur me mbeturina në pjesë të ndryshme të rrugëve të Durrësit.
“Jo vetem qytetaret duhet te bejne kujdes me higjenen keto dite,por dhe bashkia duhet te kryeje detyrat e veta,te pastroje koshat e plehrave ,edhe dy here ne dite !!! Te fala Edit, pa perqaf nga Durresi!!!”
Një problematikë e tillë është trajtuar përgjatë dy ditëve në portalin “DurrësLajm”, e denoncuar nga vetë qytetarët të frikësuar nga pasojat që sjell një papastërti e tillë.
Ndonëse prej ditësh qeveria ka ndërmarrë një sërë masash; nga vetëizolimi i detyrueshëm, në ndalim të qarkullimit të makinave private, higjienës së qytetit të Durrësit nuk i kushtohet rëndësia e duhur nga bashkia.





