Dasma luksoze e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos dhe prezantueses televizive Lauren Sanchez, mblodhi yje të reality show-ve, aktorë, familje mbretërore dhe një mori personazhesh të famshëm.

Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Kylie Jenner dhe Ivanka Trump ishin vetëm disa nga të famshmit që u panë në varkat dhe rrugët e qytetit italian të enjten dhe të premten.

Festimet pritet të zgjasin tre ditë, duke kulmuar me një festë të madhe për çiftin dhe qindra të ftuarit e tyre sot.

Ngjarja ka tërhequr edhe protesta nga një sërë grupesh në Venecia, përfshirë banorë vendas që kundërshtojnë mbipopullimin turistik dhe aktivistë të ndryshimeve klimatike.

Sanchez, 55 vjeçe, kishte veshur një fustan me dantellë nga koleksioni i Dolce & Gabbana për ceremoninë. Ajo u fotografua duke buzëqeshur përkrah Bezos-it, 61 vjeç, pas martesës, në një foto të publikuar në Instagram.

Rreth 200 persona ishin të ftuar në ceremoninë e së premtes në ishullin e vogël San Giorgio, ku, sipas raportimeve, këndoi Matteo Bocelli, djali i tenorit italian, Andrea Bocelli.

Ndërkohë që kostoja e saktë e dasmës nuk është bërë publike, vlerësimet variojnë nga 20 milionë deri në mbi 50 milionë dollarë.