Rasti i emigrantit shqiptar 23-vjeçar i cili u masakrua në një burg të Francës, i ka prekur të gjithë.

Shumë personazhe të njohur shqiptarë si modelja Arselajda Buraku, Dorina Mema, Olti Curri, Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Aurela Gaçe etj, janë solidarizuar me rastin e 23-vjeçarit nga Shkodra dhe kanë nisur të bëjnë të njëjtin postim nëpër rrjetet e tyre sociale.

Ata i bëjnë thirrje shtetit dhe Ambasadës shqiptare në Francë të kërkojnë llogari për një jetë shqiptari.