DURRËS, 30 tetor 2014–  Sfida e ndërprerë e 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë vazhdon të bëjë zhurmë jo vetëm në dy shtetet respektive por edhe në Amerikën e largët. Këtë gjë e vërteton edhe fotoja më e fundit e kampionit të boksit, MikeTyson, i cili ka pozuar duke bërë me duar shqiponjën, festa më në modë për momentin në botën shqiptare të sportit. A është Tyson mbështetës i shqiptarëve? Fotoja flet qartë. Edhe Pajtim Kasami festoi me të njëjtën mënyrë golin e shënuar kundër Juventus në Champions League. Pa harruar këtu Granit Xhakën dhe Herolind Shalën.