Gjumi pranë një personi që gërhet natën mund të jetë e bezdisshme, por ndikon dhe në shëndetin tuaj. Sipas një studimi nga “College of London”, zhurma e madhe mund të rrisë presionin në gjak.

Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton dëme në organet vitale, si zemra ose veshkat.

Prandaj, gjumi pranë dikujt që gërhet mund të shkaktojë probleme të mëdha në shëndetin tuaj. Ndërsa për atë që gërhet nuk ka shqetësime. Nëse gërhisni, mos u mërzisni nëse partneri/partnerja ju qëndron larg.