Ekuacione dhe algoritme për të treguar se mund t’ia dalësh. Dhe vërtet ai ia doli.

17 vjeçari italian, Francesco Mazza u ngrit në ajër para syve kureshtarë të qindra njerëzve që ndoqën nga afër eksperimentin e tij shkencor: Të ngrihesh me 200 tullumbace.

Me këtë realizim të tij, Mazza fitoi konkursin “Shkencëtar për një ditë”.

Komisioni vlerësoi aftësitë e Mazza-s, që, duke përdorur llogaritë matematikore, arriti të kombinonte numrin e saktë të tullumbaceve që i nevojiteshin për t’u ngritur në ajër.

Kjo ishte hera e parë që ai e testoi këtë provë mbi veten e tij, pasi herë të tjera kishte përdorur kafshë prej pellushi apo manekinë.