3 maj 2015 – Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për 5 personat e dyshuar si pjesëmarrës në grupin e zjarrit, që kundërshtuan me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në qershor të 2014-s.
Ramazan Basha, Arjan Basha, Gentjan Kazma, Gurgaz Skënderi dhe Myrteza Shemsho akuzohen se kanë qëlluar në drejtim të policisë gjatë superoperacionit për asgjësimin e kanabisit në Lazarat.
Si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ata janë të akuzuar nga prokuroria për veprat penale të “vrasjes së punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, për “armëmbajtje pa leje” si edhe për kultivim, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Këta shtetas u arrestuan nga policia e shtetit në Gjirokastër dhe Lazarat disa ditë më parë, ndërsa ishin shpallur në kërkim që në qershor të vitit 2014.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/