Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua në Durrës kampionati i dytë kombëtar i bodybuilding dhe fitnessit.
Të rinj të apasionuar pas sportit të bodybuilding, nga i gjithë vendi, morën pjesë në konkurim duke nxjerrë në pah format trupore të realizuara pas përgatitjes fizike disa vjeçare në palestër dhe një regjimi ushqimor të rreptë.
Kampionati i dytë kombëtar i bodybuilding u organizua nga shoqata “Natyral Bodybuilding and Fitness”.
Në përfundim të aktivitetit, juria zgjodhi që vendin e parë ta fitonte 20-vjeçari Sebastian Ibrahimi, nga Tirana.
I riu i apasionuar pas këtij sporti deklaroi për Durrëslajm pas fitimit të kupës së kampionatit se ky ishte viti i 4-ërt që garonte. Megjithëse i ri në moshë, Sebastiani koleksionoi kupën e 5-të në këtë sport.





