GSh.al ka publikuar sot në rubrikën “Nostalgji” foto të dasmës së ish-ministrit Blendi Klosi me Norën. Zbuloni të fshehtat që shoqëruan ditën kur ata të dy vendosën t’i japin fund beqarisë, në vitin 2007. Ky shkrim u botua në rubrikën ‘Bluetooth’ të “Gazeta Shqiptare” më 23 Qershor 2007

Te fshehtat e dasmës së Blendit e Norës
Nëse do ta takonit sot Norën dhe Blendin lehtësisht do të vinit re se i ka zënë gripi. Për këdo do të dukej e çuditshme në stinën e nxehtë të verës, por është e vërtetë, kjo për të vetmen arsye se çifti i porsamartuar në ditën e tyre të dasmës kanë bërë diçka ndryshe nga të tjerët. Me të mbaruar ceremonia e organizuar më së miri nga “Marriage”nuk kanë pritur gjatë por janë hedhur në pishinë. Fillimisht ka qenë Blendi ai që i është drejtuar ujit të freskët ku me vete ka dashur të tërheqë edhe Norën.

Fustani i bardhë dhe stilimi i flokëve e bënin nusen të hezitonte, por nuk i ka rezistuar gjatë lutjeve të të ftuarve që ta shihnin edhe atë në ujë. Një puthje e zjarrtë, plot dashuri është këmbyer mes çiftit të bërë qullë. Siç shihet edhe nga fotot Blendi është detyruar të mbajë kostumin që kishte veshur që në fillim ndërkohë që Nora është ndodhur e përgatitur. Ajo e ka ndërruar atë me një tjetër të përgatitur nga stilistja Enada Atnikolla. Ceremonia përmbyllëse është organizuar pra në vilën Toskana, krejtësisht intime me miqtë dhe njerëzit më të afërm të çiftit. Kanë dëfryer përgjatë gjithë natës në të cilën është vënë re se Blendi Klosi përveçse një politikan dhe negociator i zoti është edhe një kërcimtar i mirë.