Pamje të rënda janë regjistruar në aeroporti ndërkombëtar të Kabulit, ku mijëra njerëz po përpiqen të largohen pasi talebanët morën pushtetin.

Sipas mediave të huaja, duke cituar dëshmitarë okularë, të paktën pesë persona humbën jetën në terminalin e aeroportit, në tentativë për tu larguar.

Ndërkohë, një video është publikuar në “Twitter” nga agjencia Asvaka, ku shfaqen dy persona që bien nga avioni teksa ai ngjitet.

Kujtojmë se pjesa më e madhe e Evropës ka hapur dyert për pritjen e azilkërkuesve politikë të Afganistanit, ndër vendet pritëse do të jetë dhe Shqipëria e Kosova.