Të tjera shumëkatëshe do të nisin të hedhin shtat në territorin e portit, ku po zhvillohet projekti “Durrës Marina”.

Në 6 muajt e fundit, në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit janë dhënë leje ndërtimi me shumicë për godinat me shumë kate, që janë projektuar për t’u ndërtuar aty. Aktualisht kulla më e lartë e miratuar për t’u ndërtuar është me 18 kate mbi tokë dhe 3 të tjera nëntokë.

Njëkohësisht, leje të shumta ndërtimi janë dhënë edhe për ndërtimin e komplekseve dhe rezidencave turistike në zonën e Gjirit të Lalzit.

Jo më kot këto dy zona ndërtimi kanë çmimin më të lartë të referencës në projektligjin e propozuar nga Ministria e Financave. Ndërsa në “Durrës Marina” çmimet e referencës janë 3-fishuar (200.000 lekë) në krahasim me çmimin aktual, në Gjirin e Lalzit janë 2-fishuar (140.000 lekë).

Në të njëjtën kohë, KKTU ka miratuar ngritjen e të tjerave kullave, nga ato që raportuam një ditë më parë.

Një kullë 20 katëshe është projektuar për t’u ndërtuar në rrugën “Myfti Kodra”, ndërsa tjetra në rrugën “Currila”.

Nuk mungojnë as lejet për agroturizma, hotele etj.

“DurrësLajm” po ju paraqet më poshtë të gjitha lejet e ndërtimit të miratuar në mbledhjet e 6 muajve të parë të këtij viti nga KKTU në territorin e bashkisë Durrës.

Mbledhja e datës 28 janar 2025

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Infrastruktura e “Marina & Jahtet e Durrësit” Faza 1, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh me 1, 2, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, 1 kat parkim nëntokë, zona 16, zona e menaxhimit 2A03, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh me 1, 3, 6 dhe 18 kate mbitokë, 1 kat nëntokë në parcelën A03, me vendndodhje Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike, me 1,7, 9 dhe 11 kate, me 2 kate nëntokë, zona 05, Zona e Menaxhimit H01, në masterplanin e “Marina dhe Jahtet e Durrësit Faza 1”, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 7, dhe 9 kate mbi tokë, me parkim 1 kat nën tokë, zona 11, Zona e Menaxhimit B01”, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.

Për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Marina dhe Jahtet e Durrësit,Faza 1, Punime Detare”, me vendndodhje Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” Sh.a

Leje Ndërtimi për objektin: “Skalitur tower”, Strukturë me funksione komplekse, shërbim, dhe rezidencial me 2, 10,13, 16, 19 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës “Myfti Kodra”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Aparthotel Lalëzi Bay”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “A&B Construction” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik 17 vila individuale 2 kate, 1 hotel 2, 3 dhe 4 kate dhe 1 parkim me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Kepin i Rodonit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Doma Co” sh.p.k.

Mbledhja e datës 19 shkurt 2025

Leje Zhvillimi për objektin: “Adriatik Hotel & Residences”, Strukturë hotelerie, shërbimesh dhe rezidenca 1-12 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Duda” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-6 kat mbi tokë”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Durrësi Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “T&Xh” sh.p.k.

Mbledhja e datës 27 shkurt 2025

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe apart-hotel me 1, 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në fshatin Draç, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aron-18” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel dhe aparthotel “Lalzi Retreat”, me vendndodhje në Bizë, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro 3-D” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “4 godina rezidenciale 7 kate dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Manëz, Bashkia Durrës, me zhvillues Z.Elton Sula dhe Z.Jurgen Hysa.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimi 10 dhe 14 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vezi Group” sh.p.k.

. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me 1 godinë shërbimi hotelier me 1 dhe 7 kate mbi tokë, si dhe 6 godina banimi me 1, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Drac, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqëritë “Luem Trade & Construction” sh.p.k dhe “Enternal” sh.p.k.

Mbledhja e datës 26 mars 2025

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k.

Për miratimin e disa ndryshimeve në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Hotel me 7 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Val Deti”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Z.Erion Keçi.

Mbledhje e datës 18 prill 2025

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike, me taraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bpi Blessed Property Invest” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi 13 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Kristaq Boshnjaku”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lori 2007” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Pine Residences” Zhvillim kompleks me funksion rezidencial dhe shërbime me 2 dhe 7 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rajfi” sh.p.k.

Mbledhje e datës 28 maj 2025

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 3, 8 dhe 10 kate mbitokë me 1 kat parkim nëntokë”, Zona e menaxhimit 2C01, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi me 1,7,8 dhe 16 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë”, Zona 06, Zona e Menaxhimit A05, me vendodhje në “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a

Leje Ndërtimi për objektin: “Lalzi Bay”, Kompleks me funksion banim, shërbim dhe hoteleri me 1, 4, 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 1 – 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k.

Mbledhja e datës 4 qershor 2025

Leje Zhvillimi për objektin: “Lalzi Bay Resort”, Kompleks Turistik dhe Rezidencial, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Omnix Albania” sh.p.k.

Mbledhja e datës 11 qershor 2025

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, dhe 13 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 20, Zona e Menaxhimit 2B03”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 21, Zona e Menaxhimit 2B04”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona e Menaxhimit 2B01”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Parkim 2 kate nëntokë, Zona e Menaxhimit 2P”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe hoteleri”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “JSL Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banimi dhe shërbim 20 kate me 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Currila”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Autokton Konstruksion” sh.p.k.

Mbledhja e datës 25 qershor 2025

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte Agroturizmi 2 dhe 3 kate mbit tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Z.Dashamir Muça dhe Znj.Mirela Muça.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hotelerie 10 kate me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Znj.Ema Domi.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 7, 8 dhe 9 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Pavarësia”, Bashkia Durrës, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Akm Group” sh.p.k dhe “Bega-07” sh.p.k.

M.B.