Zvicër, 21 mars 2014 – Është hedhur të premten në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Ceremonia nisi si zakonisht me sekretarin e UEFA-s, Gianni Infantino që hapi shortin. 

Më pas është transmetuar një filmim në nder të tetë skuadrave që kanë arritur deri në këtë pikë të kompeticionit. Skuadra e parë që është nxjerrë nga shporta ka qenë Barcelona, e cila do të ketë përballë Atletico Madrid. Pas saj radha ka qenë e Real Madrid, që sikurse vitin e kaluar do të ketë përballë Borussia Dortmund. 
Shorti ka vijuar duke vënë përballë Paris Saint German-Chelsea dhe në fund Manchester United-Bayern Munich.  Ndeshjet e para të këtij turi të Champions League do të luhen më 1 dhe 2 prill, ndërsa ato të dyta më 8 dhe 9 të të njëjtit muaj. Këtë vit finalja do të luhet në stadiumin “Estadio da Luz” të Lisbonës, më 24 maj. 

Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve: 

Barcelona – Atletico Madrid

Real Madrid – Borussia Dortmund

Paris Saint German – Chelsea

Manchester United – Bayern Munich

 

Shorti i Europa League

Ndërkohë po sot është hedhur shorti i çerekfinaleve të Europa League. Në çiftet çerekfinaliste janë evituar përballjet mes ekipeve spanjolle e portugeze. Skuadra e vetme italiane në këtë kompeticion, Juventus, do t’i duhet të përballet me ekipin francez të Lionit për të hedhur më pas hapin drejt gjysëmfinaleve.

 

Çifte çerekfinaliste të Europa League

 – Az Alkmaar – Benfica 

– Lione – Juve  

– Basilea – Valencia 

– Porto – Siviglia 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/