Në plazhin e Durrësit është zhvilluar fushata e pastrimit të bregdetit me pjesëmarrje të shumë nxënësve të shkollave dhe autoriteteve lokale e qendrore. 

Mesazhi për një bregdet të pastër u dha nga Erida Buzi, përfaqesuese e Ministrisë së Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe kreu i Ndërrmarrjes Komunale, Alfred Dhuli

Plazhi më i madh në vend i Durrësit përballet me sfida të rëndësishme këtë vit. 6 milionë euro janë investuar në rrjetin e Ujësjellës Kanalizimeve dhe në infrastrukturë me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për turistët. 

K.H.