Dita e diel dhe moti i mirë kanë bërë që në rrugën “Taulantia” të krijohej një varg i gjatë automjetesh, që i drejtoheshin një nga zonës më të frekuentuar të Durrësit.

Rreth mesditës, në këtë aks u vu re një trafik i rënduar, pasi ishin të shumtë automjetet që udhëtonin drejt zonës së Currilave dhe Kallmit.

Kjo fundjavë është e para që nga fillimi i pandemisë që qytetarët mund t’u drejtoheshin plazheve, për t’ju gëzuar banjove të diellit dhe larjes në det.

Ndërkohë, që shumë të tjerë iu drejtuan zonës bregdetare për të pirë një kafe apo konsumuar një drekë pranë detit Adriatik.