Dyndje e madhe drejt jugut të vendit në këtë mesgushti. Plazhet me ujëra të kristalta tërheqin gjithmonë e më shumë pushues, duke sjellë edhe trafik të rënduar. 

Siç mund të shikoni në fotot e mëposhtme të siguruara nga "DurrësLajm", trafiku paraqitet shumë i rënduar në Qafën e Llogarasë.

Ky aks momentalisht është tërësisht i bllokuar  për shkak të qarkullimit të mjeteve që lëvizin nga të dyja anët. Radha e makinave është kilometrike, ndërsa drejtuesve të mjeteve u duhet të presin të bllokuar për orë të tëra.

Të ndodhur në këtë situatë qytetarët kanë preferuar të zbresin nga makinat dhe ndërkohë që presin të zhbllokohet trafiku, shijojnë edhe pamjen nga deti.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të policisë rrugore, për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.