Të gjithë e duan Aishe Starin!
Ajo është në kujtimet e çdo spektatori që ka parë shfaqjet e Estradës së Durrësit për vite me radhë, është në memorien e atyre që kanë ndjekur telekomeditë ku Aishe Stari luante plot natyralitet, është në kujtimet e brezit të fëmijëve që u rritën me teatrin e saj të kukullave dhe është në përditshmërinë tone, teksa kalon qytetit plot elegancë dhe bukuri të pashuar.

Në këtë intervistë me të, “DurrësLajm” zgjedh të shkoj në zanafilla, në fillimin e profesionit, po edhe të kuptoj diçka më shumë për jetën e një aktori komedie.

“Shumë mendojnë se të bësh humor është diçka e thjeshtë, por po them që të luash në komedi është më e vështirë se të luash në dramë”.

Aishe Stari rrëfen se puna e saj në këtë profesion është drejtuar duke parë kah e ardhmja dhe nuk e fsheh se nga dashuria e publikut të saj është ndjerë gjithmonë e privilegjuar.

Unë kam punuar me perspektivë. Kam punuar shumë për fëmijët, sepse nuk doja të kontribuoja vetëm ne edukimin e tyre por që të mbetesha edhe tek ky brezi i ri që po rritej. Ata sot ma shpërblejnë me mirënjohje”.

H.H.