2 shtator 2015 – Historia e një vajze franceze zuri vend në faqet e shumë mediave në mbarë botën dhe në Shqipëri gjithashtu. Vajza realizoi një video, nëpërmjet së cilës kërkonte një djalë nga Australia me të cilin kishte kaluar një natë pasionante kur ishte atje me pushime. Natalie Amyot pretendonte se pas aventurës kishte mbetur shtatzënë me djaloshin bukurosh në Sunshine Coast të Australisë.
Por ajo që nuk dihej, ishte se vajza në fakt ishte një studente që ka mbaruar për marketing dhe turizëm. Ajo thjesht po promovonte turizmin në Sunshine Coast.
Vajza quhet Alizee Michel dhe në një video tjetër ka zbuluar se kush është mashkulli që kërkonte. Ai është drejtuesi i kompanisë që e kishte punësuar.
/S.L. portali DurresLajm/
Videoja e parë ku kërkon "babanë e fëmijës" https://www.youtube.com/watch?v=zKz3l8wM_JE
Videoja e dytë më poshtë ku tregohet e vërteta: