Ajo është këngëtarja më e pasur në Britani dhe në Irlandë, pasi pasuria e saj është rritur gati 50% nga viti i kaluar. Bëhet fjalë për Adele-n transmeton Klan Kosova.

Sipas listës vjetore të “Rich List Sunday Times”, shifra e llogarisë së saj bankare ka shkuar nga 85 deri në 125 milionë paund.

Përveç Adele-s artisti tjetër që kryeson listën e personave me më shumë fitime, është edhe Paul McCartney dhe gruaja e tij Nancy Shevell.

Mbrapa nuk mbetet as grupi U2, që vitin e kaluar kanë fituar një shumë tejet të madhe parash falë koncerteve të radhës.