Pas ardhjes në jetë të Poem Blu dhe sukseseve të njëpasnjëshme, Ledri Vula dhe familja e tij kanë blerë një vilë të re.

Këngëtari ndau lajmin me të gjithë ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram.

Tani përveç shtëpisë në Brezovicë, reperi do të ketë edhe një tjetër në Artanë, një zonë e cila po shndërrohet në pikë turistike.

“Të gjithë komshinjtë i kemi miq”, ka shkruar Vula krahas imazhit të publikuar.

Ai i është referuar faktit se shumë njerëz të famshëm kanë blerë një vilë në këtë kompleks të bukur, për shkak të afërsisë me kryeqytetin, ajrit të pastër dhe pamjes piktoreske.