Kendall Jenner forcoi statusin e saj si modele, kur u zgjodh të enjten modelja e momentit dhe doli në kopertinën e shtatorit të revistës prestigjioze "Vogue".
Ylli i reality-show-t: "Keeping Up With The Kardashians" dhe motrat e saj nuk ishin në gjendje t'i përmbanin emocionet dhe e bënë lajmin publik në rrjetet sociale.
Por, mesa duket, jo të gjithë janë po aq të kënaqur me kopertinën e re të revistës. Fansat e "Biblës së modës", siç quhet ndryshe revista, janë ankuar në rrjetet sociale për imazhin e zgjedhur në kopertinë. Sipas tyre, kopertina me Kendall Jenner në të është një 'shaka e madhe'.
Një përdorues i rrjeteve sociale pohoi që ditët e “Vogue” kanë marrë fund si përcaktuese e trendeve më të reja. Pavarësisht komenteve negative, fansat e Kendall ishin po aq të emocionuar sa ajo dhe e uruan modelen për suksesin.
Në foton e kopertinës, Kendall paraqitet e veshur si toreadore, me xhaketën dhe pantallonat "Gucci". Vogue deklaron se kjo është 'Gjenerata K " duke iu referuar top modeles Kendall Jenner.





