Pak ditë më parë, bashkëshorti i Almeda Abazit, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman njoftoi për infektimin me Covid dhe shtrimin në spital, pas një periudhe kohe që u trajtua në shtëpi.

Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, Almeda ka treguar se ç’po ndodh me familjen e saj dhe si është gjendja e Tolgahan.

Bukuroshja shqiptare, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, thotë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.

“Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falenderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim.

Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19. Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes.”