Punonjësit e Aluiznit në Durrës gjatë këtij muaji janë përqëndruar në disa sektorë por kryesisht tehun e punës e kanë drejtur kundrejt dokumentacionit të papërfunduar të viteve 2005/2006, thotë Arben Isaku, drejtor i ALUIZNI-t të Qarkut të Durrësit.

Ai konfirmon se tashmë kanë në përfundim e sipër mbi 1000 dosje për legalizim.  

Isaku ka bërë me dije se një përparësi e madhe po u jepet edhe përpunimit të shpejtë të dokumentacionit të refugjatëve të cilat janë kthyer në aqytet për pushimet e verës dhe e kanë të kufizuar kohën e qëndrimit prandaj po punohet intensivisht për të mbyllur dokumentacionin dhe verifikimet e duhura nga ekipet e ALUIZNI-t.

Zona më e ngarkuar në Durrës është zona e ish-Kënetës ku ka pasur shumë probleme, të cilat po luftohet për t’i zgjidhur brenda një afati të shpejtë.

K.H.