Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me familjen e tij në rrjetet sociale. Në foto është e gjithë familja, gruaja e tij Linda, vajza e saj Rea; djali Gregor dhe më i vogli, Zaho. 

Në përshkrimin e fotos, kryeministri Rama është treguar fjalëpakë duke shkruar vetëm: Berlin.

Me sa kuptohet, Rama ka shkuar në një nga ekspozitat e skulpturave dhe të pikturave të tij që ka hapur në Gjermani.