Nga Kristina Spiru, gjimnaziste
Teksa po rendesha e përhumbur në rrugët e Durrësit më zuri syri një qenush në gjendje të mjerueshme tek shkallët e një pallati pranë Bashkisë. Sytë e vegjël e gjysëm të perënduar si pika loti dhe brinjët e dalura të kafazit të kraharorit më tërhoqën menjëherë vëmendjen dhe jo vetëm. Menjëherë vrapova për në shtëpi për të marrë pak ujë dhe disa salcice, dhe tashmë qe e mendoj edhe vetë më vjen turp nga veprimet minimaliste që bëra.
Tashmë, po e vështroja qenushin teksa gllabëronte ato pak gjëra që kishte përpara syve, dhe tëthem të drejtën fillova të mendoja për ata qindra qenush që ishin duke u endur në rrugët e Durrësit në ato momente. Me zuri një trishtim i papërshkrueshëm dhe menjëherë fillova ta pyes veten si ka mundësi që gjithë ky qytet i cili vlerësohet si qendër e madhe turistike jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga vizitorët e huaj nuk ka një strehë për qentë endacak.
Nëse me të vërtetë durrsakët kanë ankesa ndaj qenve endacak dhe prania e tyre po prish imazhin e qytetit bregdetar, sic shkruante njërevistë e njohur shqiptare, atëherë përse nuk egziston një strehë për këta qen? Nëse shumimi i pakontrollueshëm i tyre prish punë atëherë përse nuk i sterilizoni? Do të habiteshit nga numri i veterinerve të qytetit të cilët janë të gatshëm që në mënyrë vullnetare të kurojnë dhe tësterilizojnë qentë endacak. Madje disa prej tyre në momentin që po shkruaj janë tashmë duke shpëtuar dhe siguaruar jetën e miqve tanë më besnik, por ama nuk mund t’ia dalin dot të sterilizojnë cdo qenush pa mbështetjen e vet qytetarëve të Durrësit.
Më kujtohet si sot kur para disa vitesh u gjet “zgjidhja” e vuajtjeve të qytetit nga sëmundja epidemike e shumimit të qenve dhe kjo ishte asgjësimi i tyre. Një rrugë që jo vetëm solli më shumë terror si tek femijet ashtu edhe tek të moshuarit por dhe që nuk arriti as të mbante nën kontroll shtimin e këtyre krijesave. E kam shumëtë freskët në mendje imazhin e prindërve të shqetesuar se mos fëmijet e tyre ose edhe vetëata bëheshin dëshmitar tëkëtij banaliteti cnjerëzor dhe si rrdhjedhojë terrorizoheshin për vdekje nga pamjet barbare. As nëditët e sotme nuk e harroj pasmthirrmën therëse që leshoi kushërira ime, e cila sapo kishte ardhur nga Italia për pushimet verore, kur para se të hidhte plehrat në kosh gjeti trupin e pajetë dhe të shpuar nga plumbat, e nje qenushi të pambrojtur.
Pyes veten, si e përmirësojnë këto ndodhi të frikshme imazhin e Durrësit si një qytet me profil truistik? Ajo që i ndodhi kushërirës time mund ti kishte ndodhur një turisti nga Amerika, Norvegjia, Franca, Anglia, etj. Pa mendojeni pak përshtypjen e parë qëdo të krijohej dhe si kjo përshtypje do ti përcillej menjehërë në formën e një historie horror familjes dhe rrethit shoqëror të turistit.
Një arsye tjetër përse mendoj se ky veprim është i pafalshëm është sepse qenushët dhe kafshët në përgjithësi nuk jane lecka që mund ti hedhësh e ti grisësh kur të të dojë qejfi, përkundrazi janë krijesa të cilat me të vërtetë nuk janë e gjithë jeta jonë por ama pa ta jeta jonë ështëe paplotë. Qentë kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Pa mendojeni pak, nëse një strehë krijohet atëherë qenushët mund të mos merren vetëm për adoptim por ama mund trajnohen për ti qëndruar pranë personave të verbër ose për të ndihmuar të moshuarit e të paralizuarit. Opsionet janë të larmishme dhe positive. Një strehë për kafshët endacakë jo vetëm që do ti kursente qyetit pamje të tmerrshme dhe një reputacion negativ por edhe do të sillte qetësinë e kërkuar si dhe do ulte ndjeshëm numrin e lindjeve të pakontrolluara të tyre. Lekët e harxhuara për pushkë e plumbat e pafundshme fare mirë mund të ishin shpenzuar për krijimin e një strehe modeste për miqtë tanë besnik.
Sot, ashtu si sic isha e dërrmuar emocionalisht, vendosa ta quaja qenushin Tutti dhe jo pa qëllim. Sic e dini Tutti nga italishtja do të thotë“të gjithë”. Besoj se ky është mësimi në fund të ditës, kur mundohemi të ndihmojmë veten, do ishte mirë të mundoheshim ti ndihmonim të gjithë duke përfshirë këtu edhe qenushët.





