Nga Andi Bushati
Degradimi i pushtetit të Edi Ramës drejt një rregjimi monist, po shkatërron me një shpejtësi të paimagjinueshme edhe atë që jemi mësuar ta quajmë si investimin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri: reformën në drejtësi.
Rilindja, që tentoi ta devijonte sa më shumë këtë projekt, duke u përpjekur fillimisht të krijonte një mbulesë sigurie për pandëshkueshmërinë e njerëzve të saj, tani është hedhur në mësymje përfudimatre, për ta përdorur atë për nevoja thjestësisht politike.
Lapsi.al ka siguruar sot një dokument skandaloz të hartuar nga projekti i Euralius-it që mëton të përsërisë farësën që u bë me zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Në thelb të tij është ngritja me emergjencë e një Gjykate të Lartë me anëtarë të përkohshëm.
Meqë organet e reformës po dështojnë prej tre vjetësh të rimëkëmbin shkallën e tretë të gjyqësorit në vend, meqë ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për funksionimin e saj, duke mbajtur peng për pasojë edhe formimin e Kushtetueses, Euraliusi ka propzuar një shpikje skandaloze: emërimin e gjykatësve provizorë.
Pra nëse caktimi, vetëm me votat e 69 socialistëve i Arta Markut i dha mundësinë qeverisë të azgjesonte dosjet e Saimir Tahirit, atë të vjedhjeve të Gjushit në Durrës dhe masakrës elektorale në Dibër, tani po projektohet një tjetër përbindësh, për ti hapur rrugën një sistemi që mund të shkarkojë Kreun e Shtetit dhe të vulosë paligjshmërinë ulërtitëse të 30 qershorit.
Ende është shpejt për të thënë nëse kjo çmenduri do të bëhet vërtet realitet.
Por sido që të shkojë fati i Gjykatës së Lartë, pavarësisht nga rruga që do të zgjidhet për të kapur edhe dy organet supreme të drejtësisë në vend, një gjë po bëhet dita ditës më e qartë: krijimi i një koalicioni okult mes qeverisë dhe një kopeje ndërkombëtarësh të paprinciptë, për ta vënë Reformën nën zgjedhën e Edi Ramës.
I vetmi që po e ngre zërin ditët e fundit kundër këtij “komploti” është presidenti Ilir Meta. Me një stil të ashpër ai ka akuzuar edhe diplomatët që janë në plan të parë edhe lobistët që luajnë fijet pas kuintave, për këtë krim që po kryhet në sytë e të gjithëve.
Në këmbim të këtyre denoncimeve Meta është përballur me një seri shantazhesh. Ekspontentë të lartë të mazhorancës po i kujtojnë nga shkarkimi, deri tek burgu. Poropaganda e shfrenuar po bombardon audiencën se veprimet e tij janë si pasojë e ankthit që ka nga reforma në drejtësi. Mediat pranë qeverisë po shtojnë insinuatat se ai ka frikë hetmi i së shkuarës së vet.
Natyrisht, që të gjithë e dinë se presidenti aktual nuk ka një të kaluar prej ëngjlli. Si pjesë 30 vjeçare e kësaj klase politike edhe ai me siguri që ka arsye për ta kthyer me drojë kokën nga pas. Mënyra se si ka përballuar zgjedhjet e famshme shqiptare, mënyra se si ka vënë pasurinë, videoja tashme e ngulitur në kujtesë, e regjistruar nga Dritan Prifti, nuk të lënë të dyshosh.
Por, thënë këtë, pak rëndësi ka nëse është interesi personal, apo ai kombëtar, që po e yshtin Metën të veshë kostumin e liderit që po denoncon komplotin kundër Reformës në Drejtësi.
Edhe nëse është ashtu sikurse propgandojë rilindasit, pra se Ilir Meta po e bën këtë nga frika e vet, ajo në këtë rast është në sinkron edhe me frikën e të gjithë shqiptarëve, pra dhe të atyre që kanë paguar të gjitha taksat, që s’kanë futur dorën kurrë në buxhetin e shtetit, që nuk kanë kaluar asnjëherë semaforin me të kuqe, apo nuk kanë zaptuar asnjë centimetër nga trualli i komshiut.
Pasi, pavarësiht nga arsyet, të gjithë duhet të trembemi nga rënja e drejtësisë në dorë të një njeriu dhe nga përdorimi i saj si kamzhik mbi çdokënd që i del përpara.
Në këtë kuptim, kemi arritur në pikën paradoksale për tu lutur që frika e Ilir Metës të jetë sa më e madhe, sepse vetëm kështu do të rigrupohen forcat që do përpiqen të ndalojnë pëdhunimin në grup që po i bëhet reformës në emër të ndërkombëtarëve.
Vetëm në këtë mënyrë do të shtohen zërat që do të denoncojnë palaçollëqe si ato të Euraliusit dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të kuptojnë se është e pakonceptueshme të ëndërrosh një drejësi të pavarur, të ngritur me ndihmën e një regjimi.