Sapo lajmi u përhap gjithandej se do të nisë “Big Brother Vip”, menjëherë mediat nisën të lakonin disa emra nga prezantueset më të njohura në Shqipëri për prezantimin e programit.. Emri i parë që na shkon të gjithëve në mendje është padyshim Arbana Osmani, pasi ajo ka drejtuar këtë format për 8 vite rrjesht dhe nuk kishte si të ishte ndryshe.
Pas saj vjen Luana Vjollca, madje lajmet e ditëve të fundit kanë bërë me dije se do të jetë pikërisht ajo drejtuesja e këtij formati. Postimi i Luanës i disa ditëve më parë i ka bërë të gjithë konfuzë pasi ajo ka shkruar se “Luana po të vëzhgon”, identifikuese me moton e spektaklit të famshëm. Kjo i bëri të gjithë të besonin se mund të jetë ajo moderatorja e Big Brother Vip. Ndonëse mund të jetë edhe një “provokim” i Luanës.
Megjithatë, ditën e djeshme Arbana ka vendour t’u kthejë një përgjigje fansave por duke i lënë akoma në dilemë në lidhje me këtë pyetje, pa përgjigje konkrete.
Kështu, pyetjes “A je ti prezantuesja e Big Brother VIP, na trego të lutem?”, Arbana i përgjigjet: “Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.





