Kryeministri kanadez Justin Trudeau jo pak herë është bërë temë e mediave lidhur me ‘look’-un e tij të veçantë dhe të pashëm. Por këtë radhë janë çorapet e tij ato që janë bërë objekt diskutimi gjatë samitit të Davos në Zvicër.
Ndërkohë që po diskutohej për fuqizimin e femrave në botë, ai ngriti pantallonat e tij, duke shfaqur në këtë mënyrë çorapet e tij: ngjyrë lejla dhe me disa rosa të verdha të vizatuara në to.
Politikanët e tjerë kanë refuzuar që të komentojnë mbi shijet e tij të modës.





