Kazakistan, 27 korrik 2014 – Fotot e një volejbollisteje nga Kazakistani po bëjnë xhiron e botës. Arsyeja? Shumë e thjeshtë…ajo është një një nga sportistet më të bukura të kampionatit aziatik Under 19 të volejbollit, duke tërhequr vëmendjen e të apasionuarve të këtij sporti dhe jo vetëm.

Jehona e bukurisë së adoleshentes ka mbërritur deri në Europë ku imazhet e Sabina Altynbekovas janë kthyer në një hit vere. Aq shumë e ka tërhequr vëmendjen 19-vjeçarja sa ka arritur të përçajë skuadrën e Kazakistanit për shkaqe xhelozie, madje koleget nuk e dëshirojnë më në ekip.

Sipas mediave të ndryshme, ato janë të lodhura nga trajtimi që i bëhet imazhit të shoqes së tyre pasi njerëzit nuk ndjekin ndeshjet por ngrihen në ovacione sa herë vajza kap topin.

Vetë trajneri  Nurlan Sadikov është shprehur se kështu nuk mund të ecet përpara pasi njerëzit në pallatin e sportit sillen sikur në fushë luan vetëm Sabina.

Ndërkohë, vetë vajza e pranon se fillimisht i pëlqeu një gjë e tillë, por tashmë kjo situatë po bëhet e sikletshme. Për të bërë një llogari të thjeshtë, faqja e saj në Facebook ka arritur në 60 mijë fansa brenda 2-3 ditësh.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/