Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se më 12 mars do të organizohet protesta e radhës e opozitës.

Në fund të fjalimit të tij nga foltorja me qytetarët në Durrës Berisha tha se protestuesit do të mblidhen para Parlamentit.

“Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek parlamenti sepse është gjyqi i Edi Ramës dhe Ballukut”-u shpreh Berisha.


Protesta e fundit e opozitës ishte të shtunën e 28 shkurtit, ku u shoqërua me tensione të shumta, molotovë si dhe u sulmua ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, akt që u shoqërua me një valë reagimesh.