Një burrë 102-vjeçar kaloi tri net në çatinë e shtëpisë së tij, pasi u rrëzua dhe ngeci aty.

Ron Easton, u gjet të mërkurën në çatinë e shtëpisë së tij në Bigbury-on-Sea, Devon. Ish-shoferi i garave i njohur si "Ton-Up Ron", u transportua në spital, por nuk rrezikonte jetën.

Trish Bagley, e cila dërgon qumësht dhe letra tek Easton, ngriti alarmin pasi kishte gjetur dy shishe të pahapura.

Kur ajo shkoi te prona e 102-vjeçarit vuri re se nuk hapte askush derën dhe nuk përgjigjej në telefon. "Mendova se ishte në gjumë por duhej të merrja dikë që të shikonte," tha ajo.

Më pas, një shitës e gjeti Ronin në çatinë e shtëpisë së tij dhe më pas telefonoi ambulancën.