Të hënën e 8 korrikut, pritet të mbahet seanca e radhës e Parlamentit, në orën 18:00.

Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancë, ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj Presidentit  Ilir Meta.

Sipas mazhorancës, kreu i shtetit shkeli kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor.