Ditëve të nxehta të këtij dhjetëditëshi duket se po u vjen fundi. Temperaturat e larta kanë bërë që kjo javë të jetë e ngjashme me stinën e verës. Por e hëna parashihet të sjellë një ndryshim të motit.
Nesër pritet që temperaturat të ulen, ndërsa vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat malore e kodrinore do të marrin karakter të dendur. Në këto zona gjatë mesditës e pasdites së ditës së hënë prashikohen reshje shiu e shtrëngata.
Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, breshërit me shkarkesa elektrike.
E kundërta do të ndodhë ditën e martë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët.
Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.
Temperaturat do të pësojnë rritje si më poshtë në tabelë duke i bërë këto ditë të fundit të pranverës si ditë vere të vërteta.
Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë.
Ju urojmë të kaloni një javë të bukur!