Nisja e javës së ardhshme nuk do të ketë aspak ndryshim nga dita e sotme. Moti nuk premton ditë me diell, por reshje shiu dhe stuhi. Madje nuk do të mungojë as dëbora në zonat e thella malore veriore dhe lindore.

Meteo Alb njofton se territori shqiptar nesër do të jetë me vranësira të dendura dhe shira. Për këtë arsye duhet të visheni mirë dhe të mos dilni nga shtëpia pa marrë çadrat me vete.

Sa i përket temperaturave, ato do të ulen ndjeshëm në mëngjes. Vlera termike minimale do të arrijë me -3°C në Pukë, ndërsa maksimalja në qytetin e Sarandës me 16°C.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -3°C.

Gjatë pasdites, pritet që të përmirësohet moti.