Rikthimi i 4 ish-banorëve në “Big Brother VIP” u prit me mjaft bujë e habi.

Opinionisti Arbër Hajdari ishte i pari që ironizoi këtë rikthim dhe ia tha ballë për ballë Efit, Kiarës, Ronaldos e Bledit.

Teksa u pyet për dinamikën që mund të sjellin banorët e rikthyer në BBV, Arbëri tha me ironi që mos të harrojnë freskuesen me vete, t’i bëjnë fresk Luizit pasi s’ka asgjë ndryshe që mund të sjellin.

Duket se Arbër Hajdari nuk tërheq mbrapsh asnjë nga fjalët e thëna atë mbrëmje, madje sot i ka përforcuar me një postim në InstaStory.

“Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: Të hift vedja n’qef”, shkruan Arbër Hajdari.

Kujtojmë se Kiara dhe Efi po komentohen në masë nga ndjekësit dhe personazhet publikë për arrogancën që po përcjellin pas rikthimit në shtëpi.