Tuna dhe Cozman, 8 vite më parë, kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbizz, si nga ana profesionale edhe nga ajo sentimentale.

Por rrugët e tyre u ndanë, duke lënë si gjurmë një nga hitet, që dëgjohet edhe sot, Fenix.

Janë rikthyer pas kaq shumë kohësh me një bashkëpunim të quajtur “I huj”. Pyetja që qarkulloi pas këtij bashkëpunimi ishte, a do të kemi një rikthim?

Burime nga ‘Prive’ theksojnë se Tuna dhe Cozman janë vetëm miq dhe se nuk ka asgjë mes tyre.

Teksti i këngës ‘I huj’ i përfshiu njerëzit pasi perceptohet si e ndjerë për situatën mes Tunës dhe Cozman. Ata nuk do të jenë kurrë ‘të huj’ për njëri-tjetrin.

Tuna pas ndarjes nga Cozman ka qenë në një romancë për disa vite me muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë, por marrëdhënia e tyre ka përfunduar pas shumë uljesh dhe ngritjesh.