Të humbasësh tre pjesëtarë të familjes brenda 24-orësh. Ngjarja e rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe teksa
një grua humbi tre njerëzit e saj të dashur, dy fëmijët dhe bashkëshortin, në të njëjtën ditë.
E bija, një mëngjes të shkurtit u ankua për dhembje, sipas saj shkaktuar nga gurët në veshka.
Shërbimet e urgjencës e morën në shtëpi, por sipas dëshmisë së nënës, ajo ishte në humor të mirë dhe bisedoi me mjekët gjatë transportit në spital.
Të nesërmen, një telefonatë, në mënyrë të pabesueshme informoi familjen e se vajza kishte ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Babai, 79-vjeçari Carl Dennis, në mësimin e lajmit për të bijën pësoi një infarkt dhe ndërroi jetë disa minuta më pas.
E dëshpëruar, zonja Christine Dennis i kërkoi një familjari që të lajmëronte të birin, që banonte në një zonë tjetër të qytetit.
Nigel Dennis nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk e kishte mësuar vdekjen e dyfishtë të babait dhe motrës.
Megjithatë, kur familjari hyri në banesën e tij, e gjeti edhe Nigelin të pajetë.
Vdekja e tij, edhe ajo për rrethana natyrore (vetvrasja u përjashtua nga agjentët e policisë), nuk u përcaktua kurrë saktësisht se nga cila arsye ndodhi.