Covid-19 i ka marrë jetën brenda pak orësh një çifti bashkëshortësh në Korçë.
Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin prindërit e drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, Litjan Broka.
Dy viktimat, 69 – 70 vjeç prej 2 javësh ishin infektuar nga koronavirusi, ndërsa gjatë ditëve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar duke u trajtuar në spitalin e Korçës.
Ka qenë nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jetë e para ndërsa pas pak orësh ndërroi jetë edhe babai i tij. Të dy kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.