Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ku është diskutuar për vrasjen e studentes nga Fieri dje në Tiranë.
Gazetarja rrëfeu edhe një rast personal, ku 80-vjeçari Shaban Norja, i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau 18-vjeçaren Aishe Vata në vitin 2012 e kishte kërcënuar me jetë pas një interviste që kishte realizuar me të.
“Pas një interviste që unë realizova me të, ai kishte thënë se po të ishte jashtë do të më kishte vrarë siç vrau Aishen. Ndjeva frikë në fillim, por më pas duke menduar se është në burgim të përjetshëm nuk pata frikë. Nuk pata frikë edhe sepse jam një femër e lirë, por edhe sepse kam denoncuar një fenomen shqetësues, kam nxjerrë me zë dhe me figurë një person që tregon makabritetin e tij”– tha Klodiana Lala.





