DURRËS, 7 tetor 2014– Birra bavareze ka filluar të rrjedhë më 20 shtator në festën e birrës në Mynih. Kryetari i bashkisë së Mynihut hapi në orën 12-të, fuçinë e parë të birrës, duke e deklaruar të hapur këtë festë tradicionale popullore. Ajo quhet festa e tetorit, Oktoberfest. Miliona njerëz vërshojnë çdo vit për në festën e birrës në Mynih, për të pirë birrë, por edhe për të shijuar specialitetet bavareze.
Për herë të parë kjo festë është zhvilluar para më shumë se 200 vjetësh, por atehërë çdo gjë ishte ndryshe. Në vitin 1810, Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni – Hildburghausen-it. Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.
50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokrate. Festa e parë eTetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm. Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.
Oktoberfest, jo vetëm festë birre
Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e tyre. Karakteri i festës kombëtare nuk ndryshoi. Shpejt u fol për kohën e hënës së plotë, kur ishte menduar që të zhvillohej kjo festë. Dhe në fakt koha atëherë ishte gjithmonë një kohë e bukur, ndoshta koha më e bukur e gjithë vitit.
Në vitin 1831 kompozitori Felix Mendelson Bartholdy u detyrua i mërzitur që koncertin e tij ta shtynte, për shkak të festës së tetorit. Në fakt, arsyeja e vërtetë për festimin e dasmës së Princit të kurorës Ludvig dhe Princeshës Therese, gjatë viteve gjithnjë e më shumë u harrua. Simboli i sheshit "Theresienwiese" është statuja Bavaria e lartë gati 20 metra. Ludvig ndërkohë mbreti i Bavarisë e zbuloi statujën e damës impozante në vitin 1850. Nuk është vetëm ajo mbresëlënëse. Në Festën e Tetorit ka edhe figura të tjera mjaft interesante që tërheqin njerëz.
Festa e tetorit edhe biznes fitimprurës
Njëri prej tyre ishte Steyer Hans, i ashtuqujaturi edhe "herkuli bavarez". Ai arriti me gishtin e mesit të heqë një gur të rëndë plumb që peshonte 500 funt. Si ekonomist, ai mundi këtë fuqi ta përdorë edhe në tendat e birrës në formë restoranti. Sidomos kur festa kombëtare gjithnjë e më shumë po shndërrohej në festë birre. Në fund të shekullit të 19-të fabrikat e birrës në Mynih zbuluan gjatë festës së tetorit, si platformë reklamash dhe si biznes fitmiprurës shtesë, shitnin për një kohë të shkurtër një sasi të madhe birre.
Tani ka një tendë shumë të madhe birre të re. Dhe vizitorët e festës për të shuar etjen shkojnë vazhdimisht tek ajo. Kjo festë tërheq edhe më shumë dëfryes, showmenë të cilët me trenat e tyre të tmerrshëm, karuselat për fëmijë, anijet që rrotullohen, iu krijojnë fëmijëve dhe të rriturve atmosferë të këndshme. Sot kjo festë ka mijëra simpatizantë dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota. Kryefjala e takimit është birra, pija e artë dhe e preferuar e gjermanëve. Ndërsa fjala e ditës është "Prost"!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





